Zjarri shkrumbon fabrikën e biskotave në Trikala të Greqisë, 4 gra të vdekura dhe 2 të tjera ende pa gjurmë (VIDEO)
Një zjarr i madh përfshiu një fabrikë biskotash në Trikala të Greqisë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm. Sipas mediave greke, pesë gra ndodheshin në vendin e shpërthimit.

Katër janë gjetur të vdekura, ndërsa dy të tjerat rezultojnë të zhdukura. Pesë punëtorë të tjerë dhe një zjarrfikës u dërguan në spital. Të gjithë të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas shpërthimit, një pjesë e çatisë u shemb, ndërsa e gjithë fabrika u përfshi menjëherë nga flakët. Arsyet e shpërthimit ende nuk bëhen të ditura.

Zjarri shpërtheu pak para orës 04:00 të mëngjesit dhe dogji një krah të fabrikës. Pak kohë më parë, një shpërthim i fuqishëm kishte ndodhur në bodrumin e ndërtesës kryesore të fabrikës që ndodhet në rrugën kombëtare Trikala-Kardicë.
Sipas informacioneve, punëtoret femra ndodheshin në vendin e shpërthimit, ndërsa pesë punëtore të tjera dhe një zjarrfikës u dërguan në spital. Sipas informacioneve, të gjithë të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas informacioneve, shpërthimi që shkaktoi zjarrin e madh në objekte në orët e para të së hënës ndodhi në qendër të fabrikës Violanta. Tragjedia mund të ishte edhe më e madhe, por në ato momente ka pasur në proces pune shumë pak punonjëse (turni i natës).
Siç shihet nga shkatërrimi i zonës specifike dhe shpërndarja e objekteve që u hodhën, shpërthimi ishte shumë i fuqishëm. Duke folur për “Protothema”, zëvendësguvernatorja e Trikalës, Chrysa Dinti, foli për një “valë të madhe goditjeje” nga shpërthimi që shkaktoi zjarrin e madh.
“Informacioni që kam është se tre gra të djegura janë nxjerrë nga bodrumet e fabrikës dhe dy të tjera rezultojnë të zhdukura”, tha fillimisht Dinti.
Ajo shtoi se:
“Punëtorët që arritën të shpëtonin veten, ata që ishin pranë daljes, më përshkruajnë se pati një shpërthim të fuqishëm dhe vala e goditjes ishte aq e madhe sa nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar pjesën tjetër të fabrikës. Ata janë të shokuar.”
40 zjarrfikës me 15 automjete po veprojnë në vendngjarje, ndërsa EMAK është gjithashtu në vendngjarje. EMAK nga Lamia është dërguar gjithashtu në vendngjarje, ndërsa DAEE (Drejtoria për Luftimin e Krimeve të Zjarrvënies) është urdhëruar gjithashtu të shkojë në vendngjarje.
