Shiste lëndë narkotike në lokalin e tij, vihet në pranga 49-vjeçari

Pisk
By
Pisk
3 Min Read

Një 49-vjeçar është arrestuar pasi e kishte kthyer lokalin e tij në Pogradec në një “bazë” për shitje droge. Nën hetim u vu edhe një 15-vjeçar që kishte blerë lëndën narkotike.

Në pranga u vu shtetasi Kastriot Sulstarova pasi, siç thotë policia, gjatë kontrolleve në lokalin e tij në lagjen nr.1 në Pogradec iu gjet një sasi kanabisi. Po ashtu u procedua edhe i mituri, të cilit iu gjet një sasi e vogël kanabisi, që ia kishte shitur 49-vjeçari.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike, 3 celularë dhe një sasi lekësh.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Veprimtaria”.

Shiste lëndë narkotike në lokalin e tij, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

Procedohet penalisht dhe një 15-vjeçar, i cili kishte blerë, një sasi me lëndë narkotike, tek pronari i lokalit.

Sekuestrohen një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 3 celularë dhe një sasi lekësh.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, në zbatim të planit të masave të hartuar për vitin 2026, me objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike në lokalin e tij në Pogradec, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Veprimtaria”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. S., 49 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi në lagjen nr. 1, Pogradec, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal edhe për një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar cannabis, të cilën ia kishte shitur shtetasi K. S.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestra një sasi me lëndë narkotike, 3 celularë dhe një sasi lekësh.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *