Aksident tragjik në Itali, humbin jetën 2 të rinj shqiptarë

Pisk
By
Pisk
1 Min Read

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në Savigliano, në Itali. Sipas mediave italiane, makina me të cilën udhëtonin viktimat, të dy rreth 20 vjeç, është përplasur me një kamion. Në mjetin e rëndë udhëtonin dy persona, një burrë dhe një grua, të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për trajtim mjekësor në spitalet e Saviglianos dhe Cuneos. Ndërkohë viktimat po udhëtonin me një automjet ku ndodhej edhe një person i tretë, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Dy të rinjtë shqiptarë janë nxjerrë pa shenja jete nga automjeti nga ekipet e urgjencës. Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në rrugë u bllokua për një kohë të gjatë. Forcat e rendit po punojnë për të zbardhur shkaqet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *