Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare

Pisk
By
Pisk
1 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të premte në konferencë për mediat ka njoftuar protestën e radhës kombëtare. Sipas njoftimit të tij protesta do të mbahet më 10 shkurt.

Më tej ai theksoi se protesta do të mbahet në orën 17:00 para Kryeministrisë.

“Revolta dhe vetëm revolta është përgjigja e merituar e sovranit ndaj këtij grupi që nuk ka ligj, kushtetutë e as moral. Revolta dhe vetëm revolta është rruga e daljes, e përmbysjes së diktaturave autokratike, njëlloj si në vendet e tjera.

Ndaj dhe ftoj dhe njëherë me datën 10 shkurt të gjithë shqiptarët, të gjithë qytetarët e Tiranës, në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria kundër regjimit të drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve,” tha ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *