Policia ka arrestuar dutën e sotme një 58-vjeçar në Bulqizë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me thikë djalin e tij 29-vjeçar.
Gjithashtu, është sekuestruar mjeti prerës i përdorur nga autori. 29-vjeçari i dëmtuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
