Shqipëria, pikë referimi në arkitekturën bashkëkohore

Pisk
By
Pisk
2 Min Read

Nga Pallati i ri i Sportit te Biblioteka Kombëtare, Rama prezanton projektet që priten të zbatohen: Shqipëria, pikë referimi në arkitekturën bashkëkohore

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”.

Kreu i qeverisë foli për projektet që do të zbatohen, ndërsa u shpreh se Shqipëria është bërë referimi në arkitekturën bashkëkohore.

Një tjetër arsye për t’u ndjerë mirë në fund të ditës është fakti se arritëm të vendosim një projekt tjetër në radhën e këtyre projekteve që janë tanimë në një fazë të avancuar dhe një pjesë e tyre janë gati të marrin lejen e zhvillimit dhe për të filluar nga puna. Falë këtij procesi do të kemi një stadium të ri të përmasave europiane, një tjetër vepër arkitektonike të re, Bibliotekën Kombëtare, një mjedis i shumënevojshëm prej vitesh, si dhe një tjetër vepër të spikatur në historinë jo thjesht të vendit tonë, por të arkitekturës bashkëkohore.

Do të kemi po ashtu një kompleks të ri zyrash për administratën dhe një numër të konsiderueshëm institucionesh. Do të kemi Pallatin e ri të Sportit, një vepër mbresëlënëse që në projekt mori mbështetjen e jurisë, si dhe një sërë veprash të tjera me interes të madh publik.

I hapim rrugën dy drejtimeve të reja për krijimin e kushteve për fëmijët që janë në duart e solidariteti, jetimët dhe për korpusin e ri të inspektorateve. Dua të falënderoj kryeinspektorin që për 10 vite rresht drejtoi një institucion që lindi nga hiçi dhe sot është gati të bëjë një ‘hop’ tjetër.

Ndërkohë që Shqipëria është bërë pikë referimi në arkitekturën bashkëkohore, Shqipëria është njëkohësisht edhe një universitet i hapur që u jep mundësi arkitektëve të rinj shqiptarë, që përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, të marrin dije. U them atyre që do humbin, që këtu në Shqipëri nuk ka të humbur, edhe humbja është prezantim me vendin, dhe vendi nuk i lëshon”, u shpreh ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *