Tërhiqet nga tregu qumështi për foshnja “Aptamil”/ AKU apelon: Kthejeni mbrapsht!

Pisk
By
Pisk
2 Min Read

Qumështi formulë për foshnjat “Aptamil” është tërhequr nga tregu, pasi ka rezultuar me baktere, njësoj si “NAN 1 OPTIPRO”, që u hoq pak ditë më parë.

Lajmin e ka bërë me dije Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili i bën thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon opinionin publik mbi njoftimin me numër reference 2026.0663 të ardhur nga Sistemi RASFF. Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani, është konstatuar prani e substancës cereulide, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus në formulë për infant.

Të dhënat e produktit: 

Emri i produktit: APTAMIL 1 PRONUTRA 800G ADVANCED; Numri i artikullit 172911; Data e Skadencës: 10/11/2026. Trupat inspektuese në terren janë angazhuar në verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu.

AKU i bën thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes” – thuhet në njoftimin e AKU.

Aptamili është një nga formulat për foshnjat 0-2 vjeç që përdoret më së shumti në treg. Problemi i qumështit pluhur formulë për foshnja është kthyer në një problem serioz në mbarë Europën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *