Vendimi i qeverisë, Gent Gazheli shkarkohet si drejtor i Doganave dhe emërohet zv/ministër i Mjedisit, e zëvendëson Besmir Beja
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore. Qeveria vendosi për lirimin e Gent Gazhelit nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Gazheli shkon në një tjetër detyrë, atë të zv/ministrit të Mjedisit.

Gent Gazheli dhe Besmir Beja
Ndërkohë, Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, në vend të Gazhelit.Më herët, Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.
Sakaq, Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

Gentian Kerri ka qenën nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
