Policia ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar në qytetin e Fierit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi vodhi me forcë, 126 mijë lekë në një farmaci në lagjen “Liri”.
Policia ka sekuestruar një pjesë e parave që vodhi 25-vjeçari dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja”. Policia po heton më shumë mbi rastin.
